Fetwa për Emërtimet
NE JEMI MUSLIMANË
Allahu në Kur'an thotë:*O ju që besuat, kini frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetem duke qenë muslimanë *(Ali Imran 102)
Nuk është e lejushme që Ummeti të përqahet për shkak të disa pun¨ve të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk ua kanë urdhëruar. Shembull për këtë janë fjalët e atij i cili thot: "unë jam shekili" apo "unë jam kartfendi"(selefi, hanefi, maliki, teblig, ihwan etj). Këto janë emertime për të cilat Allahu nuk ka sjell asnjë argument. Në Kur'an dhe në Sunnah e edhe në veprimet e muslimanve të mëparshëm nuk ka transmetime që lejojnë mburrjen me diqka të till. Kur muslimani pyetet për këtë ai duhet të përgjigjet: {*Unë jam musliman* që pasoj Kuranin dhe Sunnah}. Përcjellet se Muavi ibn ebi Sufjan e ka pyetur Abdullah ibn Abbasin: *A e pason ti Aliun apo Uthmanin?*, e ai është përgjegjur: *Nuk e pasoj as Aliun e as Uthmanin por e pasoj Sunnetin e Muhammedit salallahu alejhi wes-selem* Gjeneratat e më parshme kan thënë se të gjitha pasimet e epsheve të çojnë në zjarr, ndërsa disa kanë thënë: *Nuk e di se cila dhunti është ma e madhe, ajo qka na ka udhëzuar në islam, apo ajo që na ka ruajtur nga pasimi i vërbër i këtyre epsheve* Allahu në Kur'an na ka emërtuar Musliman, Mu'min dhe robër të Tij...lexo: *....Në fenë e babait tuaj Ibrahimit Ai edhe më parë e edhe ky{Kur'an} ju quajti Muslimanë, e për të qenë i Dërguari dëshmitarë ndaj juve dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve....Haxhxh 28; pastaj...Është e sigurt se kan shpëtuar besimtarët[Mu'minët] Mu'minun 1...etj*. Ne nuk kemi të drejtë ti lëmë emertimet me të cilat na ka emëruar Allahu e ti marrim llagapet të cilat njerzit i kanë vënë për vete për të cilat nuk gjejmë argumente në Kur'an dhe Hadith {shejhul islam Ahmed Ibn Tajmijjah në librin: Porosia më e mirë}
Provokimi i njerëzve
Shejhul Islam Ibn Tajmijjah ka thënë: Nuk lejohet provokimi i njerëzve me emra të cilët nuk gjendjen në Kuran e as në Sunnah. Me të vërtetë kjo gjë është në kundershtim me ate që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe është shkak për krijimin e fitneve dhe përqarjeve mes Ummetit. Robi më i nderuar tek Allahu është ai që është më Takwa prej tyre, prej çdo grupi qoftë ai. Texte të shumta nga Kurani dhe Sunneti kanë ardhur të nxisin Ummetin për bashkim dhe të tërheqin vërejtjen prej përqarjes. E megjithë këtë si i lejohet Ummetit të Muhammedi alejhiselam që të përqahet, sa që përsoni miqëson një grup dhe armiqëson një tjetër (përshkak emertimeve), me paramendime dhe teka, pa pasur argument prej Allahut!? Alahu e ka shfajsuar të Dërguarin e Tij prej atyre që janë në këtë gjendje. Këtë gjë e kanë praktikuar bidatgjinjët, si shembuli i hawarigjëve, të cilët përqan xhematin e muslimanëve dhe e bënë të lejuar gjakun e tyre. E keqja më e vogël që ndodhet në këtë gjë është se personi vlerson dike për shkakun se i shkon pas epsheve dhe tekave të tij, edhe pse dikush tjetër është më takwa se ai. Ndërkohë që obligimi është t%u2019i jepet përparësi atij që i ka dhënë përparësi Allahu dhe i Dërguari i Tij. Përqarja e Ummetit qoft e krijuar prej Dijetarëve, udhëheqësve, apo njerëzve me pozitë, është shkaku që ka bërë të sundojnë armiqët mbi ne, dhe kjo ngaqë Ummeti eka lënë respektimin e urdhërave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Armiqësia dhe përqarja në mesin e muslimanve ndodh kur njerzit lënë disa urdhëra të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Nëse një popull përqahet atëher ai dobësohet dhe skatërrohet, kurse nëse bashkohet dhe rregullohet, atëher sundon. Me të vërtetë bashkimi është mëshirë ndersa përqarja është denim.
Marrë nga: ETarikul usuli el ilmil memul bi marifetil kawaidi wed-davebiti wel usul nr 628 fq 195